Të shtënat me armë zjarri në Durrës, arrestohet 29-vjeçari

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 29-vjeçar është vënë në pranga në Durrës pas një konflikti të ndodhur për motive të dobëta. Gjatë konfliktit, ai qëlloi me armë gjahu në ajër, me qëllim kanosjen. Policia sekuestroi armën e gjahut, e cila posedohej pa leje

Njoftimi i policisë:

Vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e konfliktit për motive të dobëta, të ndodhur pasditen e djeshme, në lagjen nr. 15.

Vihet në pranga 29-vjeçari që gjatë konfliktit, qëlloi me armë gjahu në ajër, me qëllim kanosjen. Ai u kap dhe u shoqërua nga Policia, menjëherë pas rastit.

Sekuestrohet arma e gjahut, e cila posedohej pa leje.

Vihet në pranga një 26-vjeçar dhe shpallet në kërkim kushëriri i tij, sepse gjatë konfliktit, goditën me sende të forta 29-vjeçarin.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera menjëherë pas konfliktit, u arrestuan në flagrancë shtetasit K. D., 29 vjeç dhe P. P., 26 vjeç, të dy banues në Durrës. Gjithashtu, u shpall në kërkim kushëriri i shtetasit P. P., shtetasi D. P., 35 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi P. P. dhe D. P., dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, 29-vjeçarin, në lokalin që administronte shtetasi P. P.. Më pas dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, shtetasi K. D. ka shkuar në banesën e tij, ku mbante pa leje, një armë gjahu, me të cilën ka qëlluar në ajër, me qëllim kanosjen e 2 shtetasve. Punohet për kapjen dhe ndalimin e shtetasit D. P.. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durërsit, për veprime të mëtejshme.

The post Të shtënat me armë zjarri në Durrës, arrestohet 29-vjeçari appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *