Veliaj në SPAK, qytetarët protestojnë para Prokurorisë së Posaçme: Mashtrues 99-sh…

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Disa qytetarë kanë protestuar para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, pasi kryebashkiaku Erion Veliaj u paraqit në SPAK.

Me pankarta në duar, protestuesit kanë kërkuar dënimin e Veliajt, të cilin e cilësojnë hajdut dhe mashtrues.

“Mastrues 99-sh, hajdut, po të zënë hakat e Kombinatit”, shkruhej në një nga pankartat e protestuesve.

Po ashtu, mësohet se Veliaj po jep deklarime në lidhje me hetimin e regjistuar nga Spak për veprën penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”.

“Hajdut, po të zënë hakat e…”- Veliaj në

Kujtojmë se pak ditë më parë, BKH me urdhër të SPAK i sekuestroi celularin gruas së Erion Veliajt, Ajola Xoxës, pas një kontrolli të zhvilluar në banesën e tyre, teksa kryebashkiaku nuk ishte në Shqipëri.

Dy ditë më parë, Gjykata e Posaçme e Apelit refuzoi ankimin e bërë nga Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kundër vendimit që lejoi SPAK-un ta kontrollojë dhe sekuestrojë aparatin telefonik celular.

Në të njëjtin vendim Apeli rrëzoi të njëjtat pretendime të ngritura kundër kontrolleve nga vëllai i kryebashkiakut, Arbër Veliaj dhe dy kompani, ambientet e të cilave kaluan në filtrën e agjentëve të BKH.

“Hajdut, po të zënë hakat e…”- Veliaj në

The post Veliaj në SPAK, qytetarët protestojnë para Prokurorisë së Posaçme: Mashtrues 99-sh… appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *