Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK për dërgimin në gjyq të dosjes së Erzen Breçanit, ish drejtues i policisë së shtetit, Dedan Gjonit ish shef komisariati dhe 6 personave të tjerë.
Në njoftim thuhet se për një nga anëtarët e grupit u pushua çështja e armëmbajtjes, për shkak se vepra penale ishte amnistuar. Kurse të tjerët akuzohen për trafik droge, sigurim i kushteve për të kryer vrasje, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre.
Emrat e 8 personave u zbuluan pas zbërthimit të aplikacionit Sky Ecc.
The post Shkon për gjykim dosja e Erzen Breçanit dhe 7 personave të tjerë appeared first on Lapsi.al.
