Inter fiton ndaj Cagliarit dhe arrin në krye të kampionatit me 40 pikë (Video)

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Inter triumfon 0-3 ndaj Cagliarit, duke marrë 3 pikë të vyera në luftën për titull në Serie A. Pjesa e parë rezultoi shumë komplekse për kampionët e Italisë. Zikaltërit patën disa raste të pastra shënimi, por edhe vendasit u shfaqën të rrezikshëm disa herë me anë të kundërsulmeve.

Pjesa e dytë nisi mirë për të besuarit e Inzaghit. Bastoni prishi ekuilibrat, me një gol të bukur me kokë, në minutën e 52-të.  Pas marrjes së epërsisë, Interi shtoi edhe më shumë presionin, duke iu afruar golit të dytë. Cagliari pretendoi penallti në minutën e 65-të për pengesë të Sommer ndaj një kundërshtari, por nuk mendoi kështu arbitri.

Në të 70-tën, Lautaro realizoi gol, me argjentinasin që dërgoi me mjeshtëri topin pas shpinës së Scuffet. Në minutën e 78-të, Calhanoglu përktheu në gol një penallti, duke  thelluar edhe më shumë shifrat.

 

 

Me këtë fitore, Inter është në krye të klasifikimit me 40 pikë. Cagliari është në vendin e 18-të me 14 pikë.

gijotina.com/

The post Inter fiton ndaj Cagliarit dhe arrin në krye të kampionatit me 40 pikë (Video) appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *