Video/ Inter perfekt në transfertë, Cagliari ul Sherrin në pankinë por pëson 3

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Në ndeshjen e javës së 18-të të Serie A, Inter mposhti Cagliarin me rezultatin bindës 3-0 në “Unipol Domus”. Gjithçka u vendos në pjesën e dytë, ku Bastoni zhbllokoi ndeshjen në minutën e 53-të me një goditje me kokë. Më pas, Lautaro Martinez dyfishoi avantazhin në minutën e 71’, ndërsa Calhanoglu vulosi fitoren me një penallti në minutën e 78’.

Kjo fitore i mundëson ekipit të Simone Inzaghit të mbyllë vitin 2024 me buzëqeshje, duke dërguar një mesazh të qartë për ndjekësit e saj, veçanërisht Atalantën. Për herë të parë këtë sezon, Inter kryeson i vetëm tabelën, në pritje të ndeshjes mes Lazios dhe Atalantës.

Parma 2-1 Monza

Parma mposhti Monzën në një ndeshje dramatike, e cila u vendos në minutat shtesë. Monza, me Salvatore Bocchetti në debutim si trajner, shënoi tre gola të anuluar dhe dominoi në pjesën e parë. Megjithatë, ndeshja ndryshoi në minutën e 53-të kur Pablo Marì u ndëshkua me karton të kuq dhe shkaktoi një penallti që u shndërrua në gol nga Hernani.

Lexo më tej: TuttoSport: “Lautaro, përjashtimi një mirazh: Inter-Como me dhuratë Krishtlindjesh”

Monza barazoi në minutën e 85-të me një gol të Pedro Pereira, por Parma gjeti golin e fitores në minutën e 97-të me një goditje të fuqishme të Valenti. Kjo fitore e ngjit Parmën në kuotën e 18 pikëve, ndërsa Monza mbetet në fund të tabelës.

Empoli 1-2 Genoa

Genoa siguroi një fitore të rëndësishme ndaj Empolit në “Castellani”. Ekipi i Alberto Gilardino triumfoi 2-1 duke i dhënë fund një periudhe pa fitore që zgjaste që nga fillimi i dhjetorit.

Në pjesën e dytë, Badelj dhe Ekuban shënuan për miqtë në minutat 46 dhe 68. Esposito humbi një penallti në minutën e 54-të, por shleu gabimin duke shënuar me kokë në minutën e 74-të. Me këtë fitore, Genoa barazohet me Empolin në kuotën e 19 pikëve dhe rifiton buzëqeshjen.

The post Video/ Inter perfekt në transfertë, Cagliari ul Sherrin në pankinë por pëson 3 appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *