“Alo, Florentino, unë jam gati”, Sergio Ramos nuk dorëzohet, pret një telefonatë nga Reali

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Sergio Ramos nuk është i dëshpëruar, por po pret një shans të fundit në karrierë, që për të do ishte përmbyllja më emocionuese e jetës.

Sipas AS, mbrojtësi spanjoll ende ushqen shpresat për një rikthim të mundshëm te Real Madrid, pavarësisht se nuk ka më fuqinë dhe shpejtësinë e viteve të kaluara.

38-vjeçari mendon se do të ishte një opsion i mirë, duke qenë se në “Bernabeu” David Alaba, Eder Militao dhe Dani Carvajal kanë dëmtime të ndërlikuara, sidomos ky i fundit.

Gjithsesi, deri tani Florentino Perez nuk ka lëshuar asnjë sinjal pozitiv për këtë rikthim. Ai mendon se skuadrës i duhen lojtarë të rinj.

The post “Alo, Florentino, unë jam gati”, Sergio Ramos nuk dorëzohet, pret një telefonatë nga Reali appeared first on www.lexo.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *