Pas 11 fitoresh, Dele-Bashiru ndalon Atalantën: Napoli mund të rikthehet në krye

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Java e 18-të e Serie A pa ndërprerjen e serisë prej njëmbëdhjetë fitoresh radhazi të Atalantës, që pas tre muajsh përjeton një rezultat të ndryshëm nga fitorja. Përballë një Lazio të shkëlqyer, që kaloi në avantazh me Dele-Bashiru në minutën e 27-të, zikaltërit rrezikuan shumë dhe arritën të barazonin vetëm në fund: Brescianini shënoi golin e barazimit në minutën e 88-të. Gasperini dhe skuadra e tij rikthehen në krye me 41 pikë, një më shumë se Interi dhe tre më shumë se Napoli.

Një pikë shumë e rëndësishme për Atalantën në “Olimpico”. Ajo i shërben skuadrës së Gasperinit për të ruajtur kryesimin në pritje të rezultatit të Napolit kundër Venezias, pasi i rezistuan sulmit të Interit për vendin e parë. Vetëm në minutën e 43’ të pjesës së dytë, futbollisti i sapofutur në lojë, Brescianini, arriti të barazonte shifrat, përballë një Lazioje që shfaqi lojë të bukur dhe energjike. Goli i Dele-Bashiru në minutën e 27’ të pjesës së parë i dha shpërblim epërsisë së Lazios, e cila u ringrit pas humbjes 6-0 kundër Interit.

Lexo më tejVideo/ Inter perfekt në transfertë, Cagliari ul Sherrin në pankinë por pëson 3

Megjithëse seria e fitoreve (që arriti në 11) u ndërpre, Gasperini merr frymë i lehtësuar me këtë barazim, pasi humbja dukej e mundshme.

The post Pas 11 fitoresh, Dele-Bashiru ndalon Atalantën: Napoli mund të rikthehet në krye appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *