Ndihen lekundje tërmeti në vendin fqinj, pranë kufirit me Shqipërinë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një tërmet ka shkundur mëngjesin e sotëm rajonin verior të Greqisë, në kufi me Shqipërinë. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 7 kilometra në juglindje të Tsamandas.  Nuk ka raportime për të lënduar dhe dëme.

Lëkundjet sizmike me forcë (magnitudë) 3.1 ballë të shkallës Rihter, u ndjenë në orën 06:51 të së enjtes. Tronditjet e tokës konsiderohen mesatarisht jo të forta, por paniku të banorët ka qenë i lartë dhe gjithashtu frika për pasgoditje. Greqia është përfshirë nga një valë pothuajse e përditshme tërmetesh gjatë dy javëve të fundit, kryesisht në rajonet e Kretës dhe Atikës (Athinë dhe Patra).

The post Ndihen lekundje tërmeti në vendin fqinj, pranë kufirit me Shqipërinë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *