Kërcënoi me armë dy vëllezër në Shkodër, arrestohet autori

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia ka vendosur në pranga 32-vjeçarin Zikjan Lela, i cili i mori nën kërcënimin e armës celularin dy vëllezërve dhe u kërkoi para për t’ia kthyer.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Qemal Stafa” ku i riu dyshohet se nën kërcënimin e armës, i ka marrë një celularin 24 vjeçarit me iniciale E. M., i cili ishte së bashku me vëllain e tij.

Njoftimi policisë:

Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Return”.

Ju mori nën kërcënimin e armës telefonin dy vëllezërve dhe ju kërkoi një shumë parash për t’ju kthyer telefonin, Policia kap dhe vë në pranga autorin.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale shuma e parave dhe celulari që autori u mori dy vëllezërve

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në kuadër të operacionit policor të koduar “Return”, kapën dhe vunë në pranga shtetasin Z. L., 32 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Shkodër .

Ky shtetas në lagjen “Qemal Stafa” dyshohet se nën kërcënimin e armës, i ka marrë një celular shtetasit E. M., 24 vjeç, i cili ishte së bashku me vëllain e tij, dhe një ditë 32-vjeçari, u ka kërkuar 20.000 lekë për kthimin e celularit, lekë të cilat i ka marrë por nuk e ka kthyer celularin.

Gjatë operacionit shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e parave dhe celularin që ky shtetas i mori dy vëllezërve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”

 

The post Kërcënoi me armë dy vëllezër në Shkodër, arrestohet autori appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *