Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Nga informacionet paraprake mësohet se zjarri ka rënë në çatinë e përbashkët të banesave, në lagjen 4, Pogradec. Rrezikohet edhe një banesë tjetër ngjitur me dy katëshen ku ka rënë zjarri.
Zjarrfikësja është në vendngjarje së bashku me policinë, ku kanë bërë evakuimin e banorëve dhe fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz. Po punohet për fikjen e zjarrit e zbardhjen e shkaqeve.
gijotina.com/
The post Zjarr i madh në Pogradec, përfshihen 2 banesa me të njëjtën çati appeared first on GIJOTINA.
