Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një aksident ka ndodhur këtë të dielë në fshatin Fishtë të Lezhës. Një furgon dhe një makinë tip “Golf” janë përplasur në aksin dytësor që lidh fshatin Fishtë me autostradën Lezhë-Shkodër.
I plagosur ka mbetur vetëm drejtuesi i furgonit, i cili si pasojë e plagëve është transportuar në spital.
Dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë humbja e kontrollit të “Golf-it” duke shkaktuar përplasjen e fortë me furgonin.
Një hetim ka nisur për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.
The post Aksident në Fishtë të Lezhës, “Golfi” përplaset me furgonin appeared first on GIJOTINA.
