Atentati në Shkodër/ I riu u qëllua nga të dyja anët e mjetit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 33-vjeçar është ekzekutuar në zonën e Dragoçit.

I riu Ramazan Mataj ka qenë duke lëvizur me një makinë tip ‘Benz’, kur është qëlluar me armë zjarri, ndërsa burime bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes nuk ka kamera sigurie gjë e cila e vështirëson edhe më tepër zbardhjen e kësaj ngjarjeje kriminale.

Nga ana tjetër dyshohet se janë dy autorë të kësaj vrasjeje pasi në automjetin tip Benz në të cilin u gjet Ramazan Mataj është qëlluar nga të dyja anët e makinës.

Motivet mbeten ende të paqarta por në atë çfarë babai i viktimës ka thënë në momentin që ka mbërritur në vendin e ngjarjes ai është shprehur se me djalin e tij kishte komunikuar mbrëmjen e kaluar dhe se nuk i ishte shprehur se kishte ndonjë shqetësim.

Lexo edhe:

Vrasje në Shkodër, i riu ekzekutohet brenda makinës – Dëshmitë

The post Atentati në Shkodër/ I riu u qëllua nga të dyja anët e mjetit appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *