Merkato, 3 skuadra të mëdha të Serie A duan Ismajlin

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

E ardhmja e Ardian Ismajlit tek Empoli është e paqartë. Mbrojtësi kuqezi është një ndër emrat më të kërkuar me nisjen e merkatos së dimrit në Serie A. Për shërbimet e tij, të interesuara janë tre skuadra të mëdha, Juventusi, Napoli dhe Lazio.

Sipas italianes lacionews24.com, të treja klubet e kanë ndjekur nga afër futbollistin kuqezi, i cili vlerësohet për sigurinë që përcjell në qendër të repartit difensiv. Kontrata futbollistit i përfundon në verë, e tek Empoli nuk duan që 28-vjeçari të largohet si futbollist i lirë.

Edhe Juve, Napoli e Lazio duan të përfitojnë nga situata. Sipas Transfermarket, vlera e lojtarit shkon në 6 mln euro. Ai është një ndër futbollistët kryesorë të skuadrës, ndërsa ka luajtur në 18 takime në Serie A dhe 1 në Kupën e Italisë. Ismajli është aktivizuar në total 1683 minuta.

The post Merkato, 3 skuadra të mëdha të Serie A duan Ismajlin appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *