Vrasje në Shkodër, i riu ekzekutohet brenda makinës – Dëshmitë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 33-vjeçar është vrarë me armë zjarri brenda në makinë. Viktima është Ramazan Mata.

I riu është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm, 5 janar 2025, në fshatin Dragoç të njësisë administrative Postribë. Burimet thonë se burri i pajetë është gjetur nga banorë të zonës brenda në makinë, të cilët kanë njoftuar policinë.

Makina ku u gjet i vrarë Ramazan Mata

“Rreth orës 07:15, në fshatin Dragoç, në rrugë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Benz, me drejtues shtetasin R. M., 33 vjeç, banues në Dragoç, Shkodër, i cili ka humbur jetën. Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, tha policia në njoftimin paraprak për ngjarjen.

Ramazan Mata

I riu ishte kthyer para 1 viti nga Belgjika. Policia po heton nëse ka pasur konflikte në Belgjikë gjatë periudhës që ka jetuar atje.

Lexo edhe:

Vrasja në Shkodër, babai i viktimës: Jemi të tronditur, nuk jam në dijeni të ndonjë konflikti

Vrasja në Shkodër, dëshmia e fqinjit: Mendova se qëlluan dasmorët

Familjarët: S’kemi probleme me askënd, djali punonte në ndërtim në Mal të Zi

Atentati në Shkodër/ I riu u qëllua nga të dyja anët e mjetit

The post Vrasje në Shkodër, i riu ekzekutohet brenda makinës – Dëshmitë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *