Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Arbër Hoxha protagonist. Sulmuesi shqiptar ka realizuar gol me Dinamon e Zagrebit, në miqësoren ndaj Shakhtar Donetsk, takim i përfunduar në shifrat 2-2.
Për Hoxhën, ky është goli i parë, për vitin 2025. Vlen të theksojmë se futbollisti i kombëtares po luan sezonin e dytë në Zagreb, me paraqitjet që kanë qenë mjaft pozitive.
26-vjeçari, i cili ka kontratë me Dinamo Zagreb deri në vitin 2027, pëlqehet nga disa skuadra.
The post Arbër Hoxha protagonist, gjen golin e parë për vitin 2025 appeared first on www.lexo.al.
