E rëndë/ Ekzekutohet biznesmeni shqiptar në Itali

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Artan Kaja, një sipërmarrës 52-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur i pajetë në kompaninë Smurfit në Lunata të Italisë mbrëmjen e së martës.

Fillimisht vdekja e tij dyshohej se ishte për shkaqe natyrale, por nga hetimet është zbuluar se ai ishte vrarë me armë zjarri.

Pasditen e sotme, policia italiane ka arrestuar një person të dyshuar për vrasjen. Bëhet fjalë për një bashkatdhetar të biznesmenit të vrarë.

Hetimet vijojnë nga Karabinierët e njësisë hetimore, ndërsa për momentin arma e vrasjes nuk është gjetur.

Artan Kaja ishte pronar i një kompanie për trajtimin e paletave, i cili punonte si kontraktor në Smurfit në Lunata.

Ka qenë gruaja e tij që e ka gjetur të pajetë në një pellg gjaku, e alarmuar ngaqë nuk ishte kthyer në shtëpi.

Në fillim kishte qarkulluar hipoteza e një sëmundjeje, por tashmë hetimet kanë marrë një kthesë të bujshme.

The post E rëndë/ Ekzekutohet biznesmeni shqiptar në Itali appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *