Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Pas shkarkimit të Altin Bashës si drejtor të Teatrit Kombëtar, është emëruar menjëherë drejtuesi i ri. Ai është Indrit Çobani. Ky i fundit është aktor dhe regjisor.
Ministria ka deklaruar se është çelur procesi për zgjedhjen e drejtorit të Teatrit Kombëtar. Ministria e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit thotë se synohet që në Teatrin Kombëtar të ketë transparencë.
Basha u shkarkua, pasi dyshohet se ka shpërdoruar fondet e Teatrit Kombëtar.
The post Indrit Çobani komandohet në krye të Teatrit Kombëtar appeared first on Lapsi.al.
