Makina del nga rruga, 4 të plagosur në Dibër

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Katër persona kanë mbetur të plagosur, pasi makina me të cilën udhëtonin kanë dalë nga rruga. Aksidenti ndodhi sot (9 janar) në vendin e quajtur “Pergjegje”, në fshatin Kastriot, Dibër.

Të plagosurit janë transportuar në spital ku dhe po marrin ndihmë mjekësore.

“Sot me datë 09.01.2025, në vendin e quajtur “Pergjegje”, në fshatin Kastriot, shtetasi L.Gj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit të tij dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit dhe tre pasagjer, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital”, informoi policia.

Grupet hetimore po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit, shtuan të njëjtat burime.

The post Makina del nga rruga, 4 të plagosur në Dibër appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *