Lubonja: Trump nuk e sheh Europën si të tjerët para tij

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Open,” ka komentuar deklaratat e presidentit të zgjedhur të SHBA, Donald Trump, mbi mundësinë e zgjerimit të territorit amerikan përmes marrjes së ishullit të Groenlandës. 

Sipas Lubonjës, kjo qasje është në përputhje me stilin provokativ të Trump dhe vizionin e tij unik për marrëdhëniet globale.

“Problemi me Groenlandën është se ajo është pjesë e Evropës Perëndimore dhe Danimarkës, e cila, si pjesë e NATO-s, ndan aleancën me SHBA. Nuk ka ndodhur më parë që një shtet i NATO-s të kërcënojë një tjetër shtet të aleancës,” – theksoi Lubonja.

Ai vuri në dukje se vizioni i Trump për Evropën nuk përkon me atë tradicional të bashkimit euro-atlantik që shqiptarët kanë njohur deri tani.

“Trump nuk e sheh Evropën si një bashkësi të unifikuar me SHBA-në, por si shtete të vogla, që shpesh nuk i përfill, duke vënë në plan të parë primatin e SHBA-së dhe interesat e saj ekonomike” – tha Lubonja. ©LAPSI.al

The post Lubonja: Trump nuk e sheh Europën si të tjerët para tij appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *