Moti i keq në vend/ Defekt në linjën e tensionit të lartë Prrenjas-Mokër

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Moti i keq në vend ka sjellë probleme me furnizimin me energjinë elektrike të qindra famiiljeve. Mësohet se në zonën e Prrenjasit dhe Mokrës së Pogradecit janë pa energji mijëra familje. Shkak mësohet se është një defekt i rëndë në linjën e Tensionit të lartë Prrenjas -Pogradec.

Grupet e OST të Qarkut Korçë dhe Elbasan po punojnë për identifikimin dhe riparimin e defektit që nga dita e djeshme, por ende nuk është arritur në zgjidhjen e këtij problemi. Për shkak të kohës së keqe po punohet në kushte tejet të vështira në një terren malor ku trashësia e dëborës shkon 1 m -1,2 m.

The post Moti i keq në vend/ Defekt në linjën e tensionit të lartë Prrenjas-Mokër appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *