Vranë babain, nis sot procesi gjyqësor ndaj tre fëmijëve të Pëllumb Metës, akuzat me të cilat përballen

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ditën e  sotme do të mbahet seanca e  gjyqsorë për fëmijët e të ndjerit Pëllumb Meta. Bëhet me dije se, Prokuroria e Durrësit përfundon hetimet dhe dorëzon për gjykim dosjen penale për Hysen, Hygerta dhe Amarildo Metën.

Për Hygerta Metën dhe vëllain Hyseni është ngritur akuza e vrasjes me paramendim, ndërsa për Amarildo Metën vetëm akuzë për asgjësimin e kufomës.

Teksa sot do të nisë procesi gjyqësor në ngarkim të tre fëmijëve, organi akuzës bën me dije se për 19-vjeçaren ka ndryshuar akuzë nga: fshehja dhe asgjësimi i kufomës, në vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, duke rënduar kështu pozitat proceduriale të shtetases Hygerta Meta dhe duke e dërguar në gjykim me një akuzë të re për vrasje në bashkëpunim me vëllain e saj Hysen Meta për “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Kujtojmë që Hygerta Meta ka ndryshuar disa herë versionin e saj, ku disa herë e ka marrë përsipër vrasjen dhe disa herë duke e përjashtuar veten nga përfshirja në ekzekutimin e babait të saj, por vetëm në fshehjen dhe asgjësimin e kufomës.

‘Metamorfoza’/ GJKKO kalon për gjykim dosjen e Pëllumb Gjokës, “strategjikut” të Ramës që porositi vrasje

The post Vranë babain, nis sot procesi gjyqësor ndaj tre fëmijëve të Pëllumb Metës, akuzat me të cilat përballen appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *