Dështon grabitja/ Shqiptari sulmon policin në Itali

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 32-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane për vjedhje në zonën e ‘Pino Torinese’.

Sipas mediave italiane mësohet se gjatë aksionit të karabinierëve, shqiptari tentoi të arratisej dhe të godiste një nga policët, i cili mori disa dëmtime në pjesën e gjymtyrëve.

Ndërkohë, bashkëpunëtorët e shqiptarit arritën të largoheshin nga vendi. Policia tha se i arrestuari ka qenë së bashku me të paktën 3 persona të tjerë, që mundën të iknin në këmbë dhe të humbisnin gjurmët gjatë ndjekjes nëpër shkurret e zonës.

Gjatë operacionit, në bordin e makinës u gjetën mjete për vjedhje dhe sende të çmuara, sende të vjedhura nga një grabitje e fundit. Karabinierit po vijojnë me kërkimet edhe në ditët në vijim.

The post Dështon grabitja/ Shqiptari sulmon policin në Itali appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *