PAMJET/ Përfshihet nga flakët një pallat në Prishtinë, 13 persona në spital

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një ndërtesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të enjte në lagjen Emshir të Prishtinës. Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, ndërkohë raportohet se vendi i ngjarjes është mbushur me autoambulanca, policë dhe ekipe të tjera të nevojshme.

Në videon e publikuar nga mediat vendase, shihen banorët e bllokuar në ndërtesën e përfshirë nga zjarri, teksa këkojnë ndihmë dhe komunikojnë me ekipet e policisë.


Ekipet e shpëtimit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po mundohen të shpëtojnë banorët e bllokuar, sakaq autoritetet kanë nisur hetimet për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit. Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës, konfirmoi për mediat e Kosovës se zjarri është lokalizuar.

Në bazë të të dhënave që posedon policia, deri më tani 13 personave u është ofruar ndihmë mjekësore, kryesisht probleme që janë shkaktuar nga tymi. Policia thotë se kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit. ©LAPSI.al

The post PAMJET/ Përfshihet nga flakët një pallat në Prishtinë, 13 persona në spital appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *