Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një ngjarje e pazakontë ndodhi këtë të enjte ku diga e HEC-it në fshatin Bunec të Njësisë Administrative Lukovë shpërtheu dhe uji shkaktoi përmbytje të 12 bizneseve turistike. Uji dhe balta bllokuan edhe aksin rrugor Himarë-Sarandë.
Çarja e digës së HEC-it përmbyti edhe nënstacionin elektrik që furnizon Lukovën dhe Borshin. Dy zonat turistike të bregdetit aktualisht janë në terr.
Fatmirësisht nga incidenti nuk ka pasoja në njerëz. Strukturat e bashkisë Himarë kanë ndërhyrë për pastrimin e baltës. Hidrocentrali i Sasaj furnizohet nga lumi i Kalasës.
The post VIDEO/ Uji merr para gjithçka, momenti kur çahet diga e HEC-it në Lukovë appeared first on GIJOTINA.
