Nga Vllaznia në Ligue 1, talenti i Kombëtares U-21 drejt klubit francez

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kevin Dodaj është një nga talentet që Vllaznia ka në gjirin e saj. Lojtari i Kombëtares U-21 gjatë kësaj merkatoje është një nga futbollistët më të kërkuar.

Fillimisht kishte interesime nga ekipe në Ukrainë, ndërsa tashmë sipas shtypit të shkruar në Francë bëhet me dije se Dodan e duan në Ligue 1.

19-vjeçari me shumë gjasa do të bëjë hapin e madh në karrierë, teksa është skuadra e Lens që kërkon shërbimet e tij.

Një opsion shumë i mirë për Dodajn, me skuadrën franceze që është gati të realizojë këtë trandferim.

Në fakt nga sa mësohet në dorë këtë operacion e ka marrë menaxheri i njohur shqiptar, Shkumbin Qormemeti, i cili vetëm pak ditë më parë realizoi me sukses transferimin e Khvicha Kvaratskhelia nga Napoli te PSG.

The post Nga Vllaznia në Ligue 1, talenti i Kombëtares U-21 drejt klubit francez appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *