Kërcënoi me armë një person gjatë një konflikti, arrestohet i riu në Durrës (EMRI)

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 30 vjeçar është vendosur në prangat e policisë në Durrës, pasi u konfliktua me një 36 vjeçar dhe e kërcënoi atë me një armë zjarri pistoletë. I arrestuari është identifikuar si Muhamed Leba.

Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohet edhe 36-vjeçari.

“Shërbimet e Policisë, mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 6, një shtetas po konfliktohej fizikisht me një shtetas tjetër dhe po e kanoste atë me një send në dukje armë zjarri pistoletë që kishte me vete, kanë organizuar menjëherë punën për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.    Është kapur dhe vënë në pranga shtetasi Muhamed Leba, 30 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive.

“Ky shtetas është konfliktuar fizikisht me shtetasin D.M., për motive të dobëta. Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin D. M., 36 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale ‘Dëmtime të tjera me dashje’ . Nga veprimet e para në vendin e ngjarjes rezultoi se arma me të cilën 30-vjecari kishte kanosur 36-vjeçarin, ishte armë sportive. Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

The post Kërcënoi me armë një person gjatë një konflikti, arrestohet i riu në Durrës (EMRI) appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *