Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Eksplozivi i është vënë te restorant “Brazili i vjetër”, në vendin e quajtur ish-“Kooperativa Partizani”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 pas mesnate.
Policia e Tiranës informoi se ‘janë dëmtuar me lëndë plasëse xhamat e fasadës së jashtme të lokalit’. Subjekti është në pronësi të shtetasit Bledar Tali.
Pronari nuk njihet si person problematik dhe jashtë kamerave deklaron se nuk ka as probleme dhe as konflikte me njeri, teksa gjithashtu nuk ka dyshime për persona konkret që mund ta kenë kryer krimin.
Dëmet janë mjaft të mëdha, pasi i gjithë lokali ka dalë jashtë funksioni.
“Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njoftoi policia.
Dëmi i shkaktuar në lokal, me gjithçka të rrafshuar përtokë. Xhama të thyer, dyer të shkatërruara, sende materiale dhe deri te tjegullat e çatisë dhe struktura e subjektit.
The post Eksploziv lokalit në Fushë-Krujë, dëme të shumta materiale appeared first on Lapsi.al.
