Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Moti i keq në vend ka sjellë problematika të shumta në qytetin e Lezhës. Banorët e Lezhës përveç të ftohtit dhe motit të keq janë duke u përballur edhe me probleme me furnizimin me energji elektrike dhe uji.
Mësohet se mijëra banorë në Lezhë kanë mbetur pa energji elektrike që nga mbrëmja e djeshme. Raportohet se ndërprerja e energjisë elektrike ka ndodhur rreth orës 23:00. Mos të mjaftonte kjo qytetarët e Lezhës janë përballur edhe me mungesë të ujit të pijshëm. OSHEE kishte lajmëruar kthim të energjisë në orën 05:30, gjë që nuk ndodhi. Ende nuk ka një njoftim zyrtar se kur banorët do t’i kthehen normalitetit.
The post Mijëra banorë në Lezhë pa energji elektrike dhe pa ujë appeared first on Lapsi.al.
