Tiranë/ Plagosja e 15-vjeçarit, u qëllua nga xhaxhai pas sherrit me vëllain – Detajet

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Pesëmbëdhjetëvjeçari i cili u plagos me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Tiranë, është qëlluar nga xhaxhai. Ky është konkluzioni paraprak i grupit hetimor që ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes.

Ngjarja ndodhi në oborrin e përbashkët të banesave të vëllezërve Pëllumbi në Fushë Mëzez. Sipas policisë, në vazhdën e një konflikti “për motive të dobëta”, një prej vëllezërve – 29-vjeçari Nazmi Pëllumbi qëlloi me armë zjarri drejt binjakut. Plumbat prekën nipin 15-vjeçar, i cili mbeti i plagosur dhe ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

Ndërkaq, u vu në pranga vëllai i autorit dhe babai i të plagosurit, Florian Pëllumbi, pasi gjatë kontrolleve në banesën e tij u gjet një sasi e vogël kokaine.

Akuzat

Nazmi Pëllumbi, 29 vjeç, u shpall në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë”, “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Florian Pëllumbi, 29 vjeç, u arrestua për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi kokaine, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

“Në përfundim të veprimeve të para hetimore ka rezultuar se shtetasi Nazmi Pëllumbi gjatë një konflikti për motive të dobëta me vëllanë e tij binjak, shtetasin Florian Pëllumbi në oborrin e përbashkët të banesave të tyre, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij. Nga këto të shtëna ka mbetur i dëmtuar 15-vjeçari (djali i vëllait tjetër të tyre), i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

The post Tiranë/ Plagosja e 15-vjeçarit, u qëllua nga xhaxhai pas sherrit me vëllain – Detajet appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *