Kavajë, 12-vjeçari kapet me armë zjarri, procedohet babai

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 12-vjeçar është kapur nga Policia e Kavajës duke qarkulluar i armatosur me një pistoletë dhe një karikator me fishekë luftarak.

Burime zyrtare konfirmuan se falë informacionit të marrë nga qytetarët, policia lokalizoi dhe shoqëroi të miturin në fshatin Luz i Vogël. Gjatë kontrollit fizik, atij i është gjetur arma e zjarrit, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Për këtë rast, është proceduar penalisht babai i të miturit, shtetasi me iniciale B. A., 35 vjeç, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”. Policia po heton për të zbuluar burimin e armës që mbante 12-vjeçari si dhe mundësinë e përfshirjes së tyre në ngjarje të tjera.

12-vjeçari u lirua për shkak të moshës, ndërsa policia vijon hetimet.

 

The post Kavajë, 12-vjeçari kapet me armë zjarri, procedohet babai appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *