Tiranë/ Vidhnin banesa dhe biznese, 2 të arrestuar

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Dy persona janë vënë në pranga nga policia e kryeqytetit, pasi vidhnin banesa dhe biznese, të dy me precedent për vjedhje.

Policia ka finalizuar operacionin policor të koduar “THE END”, ku në pranga janë vënë Alket Loci, 35 vjeç dhe Elvis Mile, 32 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta persona janë kapur në flagrancë, ditën e djeshme, (31 janar) pasi kishin vjedhur një biçikletë, ndërsa dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 19.01.2025, kanë vjedhur me thyerje në një biznes, disa pajisje elektronike.

Policia ka sekuestruar edhe sendet e vjedhura që u gjetën në banesën e njërit prej të arrestuarve.

‘Gjatë kontrollit në banesën e Alket Locit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, jelek antiplumb, rrip multifunksional si i Policisë, sende të tjera që përdor Policia, 2 biçikleta, laptop, monopatinë dhe sende të tjera. Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera të kryera nga këta shtetas’, njoftoi policia.

The post Tiranë/ Vidhnin banesa dhe biznese, 2 të arrestuar appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *