Aksident në Vlorë/ Makina humb kontrollin për shkak të shpejtësisë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Transballkanik në afërsi të paraburgimit të Vlorë. Një automjet tip “Mercedes Benz” duke lëvizur me shpejtësi të lartë ka humbur kontrollin e drejtimit dhe është përplasur me trafikndarësen.

Shoferi ka tentuar të frenojë në kthesë por për shkak të lagështirës ka rrëshqitur duke përfunduar në drejtimin e kundërt në trafikndarëse.

Fatmirësisht nga aksidenti ka vetëm dëme materiale dhe shoferi ka shpëtuar pa lëndime serioze.

The post Aksident në Vlorë/ Makina humb kontrollin për shkak të shpejtësisë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *