Makina godet shtyllën dhe përfundon në krahun e kundërt të rrugës në Vlorë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një automjet i llojit Benz është përfshirë në një aksident mesditën e kësaj të diele në Vlorë. Mësohet se duke qarkulluar me shpejtësi të lartë përgjatë aksit Transballkanik në afërsi të paraburgimit të Vlorës mjeti ka rrëshqitur duke dalë në trafikndarëse.

Mjeti me shpejtësi në kthesë ka tentuar të frenojë, por për shkak të lagështisë në rrugë nuk ka mundur, duke përfunduar në drejtimin e kundërt të trafikndarëses. Ai ka goditur shtyllën e cila është rrëzuar përtokë, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz, pasi aksi është tepër i frekuentuar në këtë orar të ditës.

Si pasojë e aksidentit ka dëme të shumta materiale, ndërsa drejtuesi i mjetit i cili udhëtonte në ato momente vetëm, nuk ka pësuar lëndime.

The post Makina godet shtyllën dhe përfundon në krahun e kundërt të rrugës në Vlorë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *