Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Policia e Tiranës ka vënë në pranga babain 74-vjeçar, shtetasin Hekuran Gjoni, i cili një ditë më parë vrau me thikë djalin e tij, shtetasin Asim Gjoni 37 vjeç.
Blutë e kryeqytetit thonë se babë e bir kanë pasur një konflikt të çastit për motive të dobëta. Kjo ka detyruar të moshuarin që të marrë thikën dhe të qëllojë të birin, i cili ndërroi jetë në spital.
Njoftimi i policise
Goditi me një mjet prerës djalin e tij i cili për pasojë humbi jetën, Policia ve në pranga autorin.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale mjeti prerës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit H. Gj., 74 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi mbasditen e djeshme, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës djalin e tij shtetasin A. Gj., i cili si pasojë ka humbur jetën në spital.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, në ngarkim të shtetasit H. Gj.
The post Prangoset babai që vrau djalin me thikë, reagon policia: Ishte konflikt i çastit… appeared first on GIJOTINA.
