Ali Mysliu dorëhiqet si Prefekt i Elbasanit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ka qëndruar vetëm 6 muaj në detyrë. Ali Mysliu është dorëhequr pasditen e sotme nga funksioni i Prefektit të Qarkut të Elbasanit. Mësohet se shkaku i dorëheqjes është për arsye personale, ndërsa Mysliu u emërua në këtë detyrë në fund të muajit qershor 2024.

Pedagogu i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Ali Mysliu u emërua Prefekt i Qarkut Elbasan nga Kryeministri Edi Rama, pas dorëheqjes nga detyra e prefektes të Majlinda Perriu (Peza).

Në momentin e emërimit në detyrë, Mysliu falënderoi Kryeministrin për vlerësimin e treguar ndaj tij duke i besuar këtë detyrë të rëndësishme, ndërsa premtoi se do bëj më të mirën e mundshme gjatë kohës që do jetë në këtë detyrë.

The post Ali Mysliu dorëhiqet si Prefekt i Elbasanit appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *