Lexojeni për zbavitje/Braçe si dalzotës i Tiranës: Do luftoj çdo leje ndërtimi!

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Pasi Belinda Balluku e “përzuri” nga Divjaka, Erion Braçe ka nisur fushatën në Tiranë, ku pritet të kandidojë si deputet në zgjedhjet e 11 majit. Përmes një video që ka publikuar në faqen e tij në Facebook, Braçe zbulon “befas” hapësira publike të zaptuara në Tiranë.

Në një kohë kur e di i madh e i vogël se Erion Veliaj dhe Edi Rama kanë ngritur dhe drejtojnë një sistem mafioz në kryeqytet për ndërtime dhe zaptime, Braçe shfaqet si dalzotës. Çuditet shumë pse Tirana është kthyer në një qytet të pajetueshëm nga zaptimet dhe ndërtimet pa kriter.

E pas kaq shumë vitesh pushtet të PS-së, Braçe bëhet qesharakë kur thotë se ai si deputet i ardhshëm i Tiranës “do të luftoj çdo leje ndërtimi”. Këtë refren të dalë boje në 2015 e përsëriste edhe Erion Veliaj, shefi i bandës “5D” dhe Inceneratorit të Tiranës. Shiheni më poshtë për zbavitje, videon dhe komentin e Braçes.

The post Lexojeni për zbavitje/Braçe si dalzotës i Tiranës: Do luftoj çdo leje ndërtimi! appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *