VIDEO/ Ronaldo është i pandalshëm! Portugezi shënon dy gola në Champions-in Aziatik, dy ditë përpara ditëlindjes së tij të 40-të

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Cristiano Ronaldo është një makineri golash dhe këtë gjë e ka treguar dhe njëherë me Al Nassr në Champions-in e Azisë. Vetëm dy ditë përpara ditëlindjes së tij të 40-të, portugezi realizoi një dy-golësh kundër Al Wasl, një sfidë që skuadra e tij arriti ta fitonte 4-0. Në minutën e 44’, Ronaldo dyfishoi shifrat për skuadrën e tij me anë të një 11-metërshi.

Goli i dytë erdhi në minutën e 78’, me portugezin që gjeti mjaft mirë me kokë një top të hedhur nga Mane, duke realizuar një gol fantastik, njësoj si në ditët e tij më të mira kur ishte i ri. Kështu Ronaldo shkon në kuotën e 923 golave në karrierë, teksa ëndrra e tij për të arritur 1000 gola vazhdon.

The post VIDEO/ Ronaldo është i pandalshëm! Portugezi shënon dy gola në Champions-in Aziatik, dy ditë përpara ditëlindjes së tij të 40-të appeared first on www.lexo.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *