Duel “jetik” për Elbasanin, Gvozenovic me 3 mungesa ndaj Vllaznisë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Elbasani do të luajë një ndeshje shumë delikate ditën e nesërme ndaj Vllaznisë. Sfidë kjo e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë dhe që do të startojë në orën 17:00 dhe luhet në “Elbasan Arena”.

Skuadra e Ivan Gvozdenovic nuk po kalon një moment të mirë në kampionat dhe Kupa shihet si mjaft “jetike” për sezonin e tyre. Përballja me Vllazninë nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi trajneri serb do të ketë mungesa të rëndësishme.

Kshtu nuk do të mund të llogaritë shërbimet e Arsen Lleshit, Amarildo Gjonit dhe Esin Hakajt. Të 3 futbollistët mungojnë për arsye dëmtimesh dhe ende nuk janë rikuperuar. Mungesa këto që Gvozdenovic duhet të “thurë” planin B për t’i zëvendësuar.

The post Duel “jetik” për Elbasanin, Gvozenovic me 3 mungesa ndaj Vllaznisë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *