Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Elseid Hysaj la përpara kohe fushën e lojës mbrëmjen e djeshme. Mbrojtësi shqiptar po shfaqte një nivel mjaft të mirë loje kundër Kaljarit, por një dëmtim bëri që të dilte përtej vijave kufizuese.
Zëvendëstrajneri i Lacios ka deklaruar pas ndeshjes se lëndimi i Hysajt dukej tepër serioz, megjithëse ende nuk kanë një përgjigje përfundimtare për shkallën e tij.
“Ishte e dhimbshme. Shpresojmë që dëmtimi të mos jetë shumë i keq. Ai është një lojtar fantastik. Ne e vlerësojmë shumë atë (Hysajn). Lëndimi dukej mjaftueshëm i rëndësishëm.
Do të kryejë të gjitha vizitat e duhura. Shpresojmë të mos mungojë shumë gjatë. Jemi një skuadër që shpenzojmë shumë në stërvitje, edhe atë që luajnë pak, janë të gjithë të përfshirë”, ka deklaruar Fabricio Del Roso.
The post Elseid Hysaj u largua i dëmtuar nga fusha, zv. trajneri: Dukej lëndim i dhimbshëm, ai është një lojtar fantastik appeared first on www.lexo.al.
