Vodhi birrat në market, shqiptari godet me shishe pronarin pasi e zbuloi dhe përleshet me policinë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 44-vjeçar shqiptar është arrestuar mbrëmjen e djeshme në sheshin Piazza Re di Roma në Itali, pasi vodhi disa shishe birre nga një minimarket dhe sulmoi pronarin e dyqanit si dhe policinë.

Sipas raportimeve të mediave italiane, ai hyri në dyqan dhe tentoi të largohej pa paguar. Pronari i dyqanit, një shtetas me origjinë nga Bangladeshi, u përpoq ta ndalonte, por shqiptari e goditi me një shishe birre.

Kur policia ndërhyri, 44-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije, sulmoi edhe një nga oficerët e policisë. Ai u arrestua për vjedhje me dhunë, kundërshtim të forcave të policisë dhe dëmtime ndaj një zyrtari publik. Aktualisht ndodhet në burg.

Nga përleshja, pronari i dyqanit pësoi një dëmtim në kokë dhe thyerje të gishtit të vogël, ndërsa agjenti i policisë pësoi mavijosje. Të dy u trajtuan në urgjencën e spitalit San Giovanni.

The post Vodhi birrat në market, shqiptari godet me shishe pronarin pasi e zbuloi dhe përleshet me policinë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *