Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç, në dalje të Urës së Milotit. Dy automjete janë përplasur e për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona me të cilëve një grua.
Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha.Ndërkohë, nga aksidenti është bllokuar për rreth 60 minuta aksi rrugor Lezhë-Laç.
Ndërsa, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.
The post Aksident në aksin Lezhë-Laç, makinat përplasen ‘kokë më kokë’ appeared first on Lapsi.al.
