Berisha për Ramën: Pasi derdhi lot gjithë ditën për Veliajn, në darkë i zuri vendin

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kryedemokrati Sali Berisha ka ‘thumbuar’ kryeministrin Edi Rama, duke thënë se i zuri vendin kryebashkiakut Erion Veliaj pas arrestimit të tij me urdhër të SPAK.

Komentet Berisha përmes një video të publikuar në faqen e tij në Facebook, ku tha se gjatë gjithë ditës Rama ‘derdhi lot krokodili’ për arrestimin e Veliajt, ndërsa në darkë sipas tij, gjeti zgjidhjen duke i zënë vendin.

“Mirëmbrëma miq, Edi Rama pasi derdhi lot krokodili për Erion Velinë gjithë paraditen dhe gjatë ditës, në darkë gjeti zgjidhjen, i zuri vendin”, tha Berisha.

Kujtojmë se Rama paralajmëroi më herët se do të garojë si kandidat për deputet në qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 11 majit dhe do të drejtojë fushatën në këtë qark.

Ndërkohë sjellim në vëmendje se Veliaj u arrestua ditën e djeshme me urdhër të SPAK, për disa akuza që përfshijnë korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.

The post Berisha për Ramën: Pasi derdhi lot gjithë ditën për Veliajn, në darkë i zuri vendin appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *