Celibashi: Kuvendi të mos miratojë pr.ligjin për paketën e maleve dhe për tatimin mbi vlerën e shtuar

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, i ka bërë thirrje Kuvendit të Shqipërisë të mos miratojë dy projektligjet për paketën e maleve dhe për tatimin mbi vlerën e shtuar.

Celibashi përmes një njoftimi në në rrjetet sociale, thotë se miratimi i dy projektligjeve nuk respekton kërkesat e Kodit Zgjedhor.

Gjithashtu ai thotë se miratimi i këtyre projektligjeve, të cilat prekin politika të rëndësishme fiskale, mund të krijojë perceptimin e përdorimit të mjeteve ligjore për qëllime elektorale.

“Sot në seancën publike konstatova se miratimi i dy projektligjeve, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 92, datë 24.07.2014, ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’” dhe projektligjit “Për paketën e maleve”, nuk respekton kërkesat e nenit 91, pika 4, të Kodit Zgjedhor. Ky vendim bazohet në parimin e neutralitetit të institucioneve shtetërore gjatë periudhave zgjedhore, me synimin për të shmangur çdo ndikim të mundshëm mbi elektoratin përmes ndryshimeve në politikat fiskale apo ekonomike. Në këtë kontekst, miratimi i këtyre projektligjeve, të cilat prekin politika të rëndësishme fiskale, mund të krijojë perceptimin e përdorimit të mjeteve ligjore për qëllime elektorale. Për këtë arsye, i kërkoj Kuvendit të Shqipërisë të mos i shqyrtojë këto dy projektligje në seancë plenare”, thotë ai.

The post Celibashi: Kuvendi të mos miratojë pr.ligjin për paketën e maleve dhe për tatimin mbi vlerën e shtuar appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *