“Më gjuajti në fytyrë”/ Sherr brenda spitalit të Dibrës, përgjegjësi i financave denoncon drejtoreshën për dhunë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar të martën në Dibër, ku drejtoresha e spitalit të këtij qyteti ka përfunduar në spital pasi ka dhunuar një nëpunësin e saj.

Shtetasi Sh.U. i cili shërbente në këtë institucion si shef i financave pretendon se pas një konflikti verbal, është goditur me një send të fortë në fytyrë nga shtetasja I.Sh., 44 vjeçe me detyrë Drejtoreshë e Spitalit Rajonal.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen I.Sh., e dyshuar se ka kryer veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

The post “Më gjuajti në fytyrë”/ Sherr brenda spitalit të Dibrës, përgjegjësi i financave denoncon drejtoreshën për dhunë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *