U vu nën hetim nga SPAK/ Reagon kryetarja e “Ligjeve”, Klodilda Bushka: Kam qenë dhe jam me dinjitet

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka ka reaguar për herë të parë në lidhje me akuzat e SPAK, për të cilat ajo është marrë nën hetim.

Bushka, njëherazi edhe kryetare e Komisionit të Ligjeve, akuzohet për kryerjen e veprimeve aktive “që pengojnë zbulimin e së vërtetës” në rastin e dosjes së Veliajt.

Në nisje të komisionit të ligjeve, ajo tha se cdo sqarim do të japë aty ku duhet. Ndërsa sa i takon çështjes së dinjitetit, u shpreh se ka qenë dhe do jetë e tillë.

“Ju sqaroj që ky është një komision ligjesh dhe jo komision hetimor, unë jam drejtuese e komisionit të ligjeve dhe jam duke ushtrua detyrën time. Nëse kam diçka për të sqaruar do ta sqaroj atje ku sqarohen. Sa i takon cështjes së dinjitetit unë kam qenë e dinjitetshme, jam dhe do jem”, tha Bushka.

 

The post U vu nën hetim nga SPAK/ Reagon kryetarja e “Ligjeve”, Klodilda Bushka: Kam qenë dhe jam me dinjitet appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *