Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një 25-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Arrestimi i të riut, Rei Sako ka ardhur pasi ai trafikonte me postë nga Tajlanda në Shqipëri lëndë narkotike kanabis me përqindje të lartë THC.
Policia bën me dije se i riu u kap në flagrancë me një pako me 2 kilogramë kanabis me përqindje të lartë THC, që dyshohet se është trafikuar nga Tajlanda.
Nga ky operacion janë sekuestruar 2 kilogramë kanabis me përqindje të lartë THC me vlerë 40 000 euro, shuma parash, celularë, sende me vlerë dhe prova të tjera të vlefshme të hetimin.
The post Drogë me postë nga Tajlanda në Shqipëri, arrestohet i riu në Tiranë appeared first on GIJOTINA.
