(Emri) Rrëmbeu dhe kanosi 35-vjeçarin për t’i marrë pasurinë, prangoset 40-vjeçari

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia e Tiranës ka arrestuar një 40-vjeçar të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “The Debt”, i cili akuzohet për rrëmbim dhe shtrëngim për dhënie pasurie.

Shtetasi Fredi Keta, 40 vjeç, banues në Tiranë, u kap nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative. Në momentin e ndalimit, ai tentoi të mashtrojë policinë duke dhënë gjeneralitete të rreme.

Sipas hetimeve, në korrik 2024, në bashkëpunim me shtatë persona të tjerë, Fredi Keta ka rrëmbyer një 35-vjeçar dhe e ka kanosur atë për t’i marrë një shumë parash. Më herët, në korrik, u arrestuan katër prej bashkëpunëtorëve të tij, ndërsa tre të tjerë u vendosën në arrest shtëpie.

Gjykata e Tiranës kishte vendosur ndaj Fredi Keta masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, të kryera në bashkëpunim.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

The post (Emri) Rrëmbeu dhe kanosi 35-vjeçarin për t’i marrë pasurinë, prangoset 40-vjeçari appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *