Kupa e Shqipërisë për vajza, përcaktohen katër ekipet gjysmëfinaliste

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Apolonia, Egnatia, Tirana dhe Kinostudio janë katër ekipet gjysmëfinaliste të edicionit të 16-të të Kupës së Shqipërisë për vajza. Në një format tërësisht të ri, skuadrat u ndanë në tri grupe sipas renditjes së tyre në fazën e parë të kampionatit. Në fundjavë dhe sot u luajtën tri ndeshjet e fundit në secilin grup, duke përcaktuar kështu edhe skuadrat gjysmëfinaliste.

Apolonia siguroi biletën në gjysmëfinale pasi u rendit e para në grupin A. Edhe pse me pikë të njëjta me Partizanin dhe Gramshin, fieraket siguruan gjysmëfinalen falë golavarazhit të mirë. Në takimin e ditës së sotme, Partizani mposhti Apoloninë me rezultatin 4-3. Një fitore që nuk vlen për të kuqet, pasi nuk kalojnë dot në fazën tjetër.

Egnatia kaloi në gjysmëfinale pasi u rendit e para në klasifikimin e grupit B me 6 pikë. Në vendin e dytë u rendit Kinostudio me 3 pikë dhe në vendin e tretë Laçi me 0 pikë.

Sakaq, edhe Tirana siguroi kalimin në fazën e 4 më të mirave. Kryeqytetaset u renditën të parat në grupin C me 6 pikë, teksa Lushnja dhe Teuta ndajnë vendin e dytë dhe të tretë me nga 1 pikë.

Në fazën gjysmëfinale ka siguruar kalimin edhe ekipi i Kinostudio, si skuadra e dytë më e mirë në të treja grupet falë golavarazhit më të mirë.

Për përcaktimin e çifteve gjysmë finaliste do të hidhet short i lirë ndërmjet katër ekipeve të kualifikuara në këtë tur. Ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje.

The post Kupa e Shqipërisë për vajza, përcaktohen katër ekipet gjysmëfinaliste appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *