Kallas: Bosnja të përshpejtojë reformat për në BE, mundësia mund të mos jetë e hapur gjithmonë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, u bëri thirrje të enjten udhëheqësve të Bosnjë dhe Hercegovinës të përshpejtojnë reformat e nevojshme për anëtarësimin në BE, duke paralajmëruar se mundësia aktuale për zgjerim nuk do të mbetet e hapur pafundësisht.

Gjatë një vizite te trupat e misionit EUFOR Althea, Kallas theksoi se reformat e qëndrueshme janë mënyra më e shpejtë dhe më efektive për të avancuar procesin e integrimit evropian, duke nënvizuar se progresi politik është vendimtar për të ardhmen e vendit.

Ajo deklaroi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet garancia më e fortë për stabilitetin dhe mbrojtjen ndaj pasigurisë politike dhe ndërhyrjeve të jashtme.

“Dritarja aktuale e mundësisë për anëtarësim mund të mos jetë e hapur përgjithmonë”, tha Kallas, duke u bërë thirrje autoriteteve boshnjake të përshpejtojnë zbatimin e reformave.

Kryediplomatja evropiane shtoi se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Bosnjë dhe Hercegovinën në rrugën drejt integrimit, por theksoi se ritmi i progresit varet nga vendimet që merren në vend. Ajo paralajmëroi gjithashtu se vonesat në zbatimin e reformave të dakordësuara i kanë kushtuar Bosnjës fonde të konsiderueshme nga BE-ja dhe mund të sjellin humbje të tjera nëse procesi vazhdon të ngecë.

The post Kallas: Bosnja të përshpejtojë reformat për në BE, mundësia mund të mos jetë e hapur gjithmonë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: