Nations League për vajza/ FSHF, mikpritëse dhe organizatore e ndeshjes Ukrainë – Kroaci

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Për shkak të situatës së pazakontë në Ukrainë, UEFA ka vendosur që ndeshja Ukrainë – Kroaci, e vlefshme për Grupin B4 të Nations League për vajza, të luhet në Shqipëri.

FSHF do të organizojë dhe mirëpresë këtë sfidë më 25 shkurt, në ora 18:00, në stadiumin ‘Elbasan Arena’.

Skuadrat do të përgatiten dhe do të zhvillojnë stërvitjet e tyre zyrtare në vendin tonë sipas protokollit të UEFA-s.

Kujtojmë se Ukraina dhe Kroacia janë pjesë e Grupit B4, ku ndodhet edhe Shqipëria dhe Çekia.

The post Nations League për vajza/ FSHF, mikpritëse dhe organizatore e ndeshjes Ukrainë – Kroaci appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *